Juventus e Liverpool, më të denjat për Euro 2016-ën

01/06/2016 00:00

Me nga 12 lojtarë secila, aq sa të kenë formacionin e tyre në fushë dhe nga 1 lojtar rezervë, Juventus dhe Liverpool janë skuadrat më të përfaqësuara në Francë 2016.

Pas tyre vjen Totenham, e cila ka 11 lojtarë që do të luajnë këtë Europian dhe Manchester United me 10 lojtarë.

5 lojtarë të Liverpool janë grumbulluar në kombëtaren angleze: Lallana, Clyne, Milner, Henderson dhe Sturridge.

Ndërsa 7 lojtarët e tjerë të të kuqve që do luajnë këtë europian janë: Skrtel (Sllovaki), Ward e Allen (Uells), Emre Can (Gjermani), Mignolet, Origi e Benteke (Belgjikë).

Ndërsa Juventus përfaqësohet nga 6 lojtarë në kombëtaren italiane: Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Sturaro dhe Zaza.

Nga bardhezinjtë do të luajnë në Euro 2016 edhe francezët Evra dhe Pogba, gjermani Khediara, spanjolli Morata, zvicerani Lichtsteiner dhe kroati Mandzukic.

Top Channel