Një “selfie” e paharrueshme

01/06/2016 00:00

Në epokën e rrjeteve sociale dhe aparateve inteligjentë me lidhje në internet, vetëshkrepjet fotografike (selfie) janë ndoshta elementi më i rëndësishëm.

E për ta përjetësuar këtë (edhe ironizuar) një qytezë e vogël në Teksas ka vendosur të ngrejë një statujë.

Bëhet fjalë për një statujë të ngritur në qytezën Sugar Land, ku ku tregohen dy femra teksa shkrepin një “selfie” me telefonin e tyre.

Por jo të gjithë e kanë marrë mesazhin. Në fakt, autoritetet vendore janë përballur me një lumë akuzash për këtë vepër të vendosur në qendër të qytezës, aq sa iu desh që të dalë me një deklaratë sqaruese.

“Vepra është një ironi për gjithë atë që ndodh në sheshin tonë qendror”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel