Fama e sportistëve, “mbretëron” Cristiano Ronaldo

01/06/2016 00:00

Cristiano Ronaldo është sportisti më i famshëm në botë. Kjo është ajo që ka zbuluar rrjeti televiziv amerikan ESPN nëpërmjet klasifikimit të 100 personaliteteve sportive që gëzojnë famën më të madhe në botë.

Për të përpiluar këtë renditje, ESPN u bazua te të dhënat mbi pagat dhe përfitimet nga kontratat me sponsorët, numri i ndjekësve në rrjetet sociale si dhe nga kërkimet në Google.

Ronaldo është në krye duke lënë pas emra të tjerë shumë të rëndësishëm të sportit në rang botëror. Kështu sipas përllogaritjeve të ESPN, Ronaldo ka përfitime nga paga 53 milionë dollarë, ndërsa nga sponsorët 27 milionë dollarë. Portugezi ka 110.8 milionë fansa në Facebook dhe 41.5 mln ndjekës në Twitter.

Në vendin e dytë qëndron ylli i Cleveland Cavaliers, Lebron James me 67 mln Dollarë përfitime nga pagat dhe sponsorizimet, me 22.4 mln fansa në Facebook dhe 29.6 milionë ndjekës në Twitter. Podiumi i këtij klasifikimi plotësohet nga argjentinasi Lionel Messi me 77 milionë dollarë ftime nën paga e sponsorë, 84.3 milionë fansa në Facebook.

Në listën e 10 sportistëve më të famshëm të ESPN përfshihen edhe Neymar, Federer, Kevin Durant, James Rodriguez apo Rafael Nadal.

Top Channel