Gjyqi ndaj studentëve protestues, nuk paraqiten policët dëshmitarë

01/06/2016 00:00

Efektivë të Komisariatit Nr.2 të Policisë, që kanë qenë dëshmitarë të goditjes me vezë të kryeministrit Edi Rama nga disa studentë dhe të rezistencës së këtyre të fundit ndaj forcave të policisë, nuk u paraqitën në gjykatë për të dëshmuar në lidhje me këtë fakt.

Ndonëse seanca e së mërkurës ndaj 8 studentëve rebelë, që protestuan kundër kryeministrit për ligjin e arsimit të lartë, ishte caktuar për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës, në sallën e gjyqit u paraqit vetëm një punonjës policie i Komisariatit Nr.2, i cili nuk kishte qenë fare pranë vendit të protestës, por që e kishte parë nga distanca.

Në këto kushte, gjyqtari Arben Micko shtyu seancën për në datën 15 qershor, ndërsa i kërkoi edhe Prokurorisë që të ndikojë në ardhjen e dëshmitarëve në sallën e gjyqit.

Top Channel