Inter, drejt pronarëve kinezë të “Suning”

01/06/2016 00:00

Interi po bëhet kinez. Kompania nga vendi aziatik, “Suning” është shumë pranë marrjes së kontrollit të 70% të aksioneve të klubit zikaltër dhe, sipas medias italiane, mbyllja e transaksioneve pritet të ndodhë në fund të muajit qershor, kur pritet të qartësohen edhe çështjet e aseteve dhe programi për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet për këtë çështje kishin nisur prej muajsh. Presidenti Eric Thohir, vjeshtën e vitit 2015 autorizoi “Goldman Sachs” që të niste kërkimet për sipërmarrës, të cilët të jenë në gjendje të marrin kontrollin e klubit milanez.

Ishin disa kompani që shfaqën interesin e tyre, por “Suning” siguroi vendin e parë në këtë aspekt. Përpara një muaji, përfaqësues të kompanisë “Suning” mbërritën në Milano për të takuar drejtuesit e lartë të Interit, për këto tratativa që duket se janë drejt përfundimit.

Top Channel