Autogol qesharak nga David Alaba

01/06/2016 00:00

David Alaba ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Bayern Munchen këtë sezon, ndërsa pritet të jetë kapiten i Austrisë në Euro 2016.

Por, 23-vjeçari është bërë protagonist negativ në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e së martës ndaj Maltës.

Austria shënoi dy gola të shpejtë brenda 20 minutave të para, ndërsa deri 3 minuta para fundit nuk ishte shënuar asnjë gol tjetër, kur Alaba realizon një autogol me të vërtetë qesharak.

Kapiteni i Austrisë ndodhej brenda zonës së tij kur merr një top nga portieri dhe në tentativë për t’ia pasur sërish atij e kthen topin në portë, në një pozicion ku portieri e kishte të pamundur ta ndalonte.

Një autogol sa qesharak, aq edhe i dyshimtë ky i realizuar nga kapiteni i Austrisë.

Top Channel