Momenti shokues kur avioni me pasagjerë goditet nga rrufeja (Video)

31/05/2016 00:00

Një aeroplan Boeing 737-800 në aeroportin ndërkombëtar “Jieyang Chaoshan” të Kinës është goditur nga rrufeja gjatë një stuhie mbrëmjen e së hënës.

Sipas raportimeve të mediave lokale kineze, aeroplani u godit nga rrufeja ndërsa po përgatitej për t’u ngritur për fluturim.

Pasagjerët e përshkruajnë si një skenë terrori ndërsa shprehen se panë një dritë të fuqishme e dëgjuan një zhurmë të ngjashëm me një shpërthim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel