Kosovë, interes masiv për Panairin e Punës

31/05/2016 00:00

Numri i të rinjve që u interesuan për vende të lira pune në Panairin e Punës në Prishtinë ishte i madh, edhe pse pritshmëritë e tyre janë të ulëta. Atje u prezantuan mbi 1.000 vende të lira pune nga kompanitë vendore, kompani nga Gjermania, Zvicra dhe Austria me pronarë shqiptaro-gjermanë. Interesimi më i madh ishte për kompanitë gjermane.

Nga ana e tij, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në hapje të këtij panairi tha se vendi ka një perspektivë pozitive për punësim dhe zhvillim ekonomik.

“E kemi përmendur edhe më herët, se sektori privat është ai që gjeneron vende të reja pune, që gjeneron zhvillim. Ende pa filluar hapja janë ftuar disa investitorë gjermanë, të cilët janë menduar të sjellin investimet e tyre nga disa vende të rajonit. Perspektiva për punësim dhe për zhvillim ekonomik për Kosovën është shumë pozitive, është shumë e mirë”, tha Abrashi.

Ky organizim është bërë nga Oda Ekonomike Gjermane në Prishtinës “GIZ”, MTI-ja, Ministria e Diasporës dhe MPMS.

Top Channel