Magjia e Parisit, propozimi romantik i tenistit

31/05/2016 00:00

Tejlor Fritz shkëmben për një moment fushat e Roland Garros me Kullën Eiffel. tenisti i ri amerikan, shfrytëzoi magjinë që dhuron Parisi i quajtur ndryshe ‘Qyteti i Dritave’ për t’i bërë të dashurës së tij Rakel Pedraza, propozimin më për martesë.

Adoleshenti amerikan, i cilësuar si e ardhmja e tenisit botëror, u ul në gjunjë përballë Rakel, ku në sfond ishin dritat spektakolare që kishin ndriçuar kullën Eiffel duke i bërë kërkesën e tij, të cilën Rakel e pranoi pa asnjë hezitim.

Tejlor Fritz e shfaqi entuziazmin e tij për këtë përgjigje nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

Vlen të theksohet se si Fritz ashtu edhe Rakel janë 18 vjeçarë, e megjithatë kjo nuk i ka penguar të ndërmarrin një hap kaq të rëndësishëm si martesa.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel