Të dëmtuarit e Euro 2016, futbollistët që humbasin aktivitetin

31/05/2016 00:00

Kampionati Europian i Futbollit në Francë do të mbledhë 24 skuadrat më të mira të kontinentit mes të cilave edhe Kombëtarja jonë në një garë për fitoren e trofeut më të lakmuar.

Do të jenë të shumtë protagonistët në këtë ngjarje të rëndësishme, por do të ketë edhe mungesa të mëdha një pjesë e mirë e të cilëve do të jetë për shkak të problemeve fizike.

Kështu nuk do të jetë në Euro 2016, portieri anglez Jack Butland që pësoi në dëmtim në kaviljen e djathtë në miqësoren e luajtur në Berlin ndaj Gjermanisë.

Dani Karvahal i kushtoi shtrenjtë finalja e Ligës së Kampioneve ku u dëmtua për të humbur përfundimisht Europianin. Një tjetër mbrojtës i Realit që nuk do të përfaqësojë Blutë në këtë eveniment është Rafael Varane, një problem ky jo i vogël për Deshamps që do t’i duhet të bëjë edhe pa Matjë. Belgjika nuk do të ketë shërbimin e Kompani, i dëmtuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me realin në “Santiago Bernabeu”.

Te Italia, Antonio Konte është bërë me dhimbje koke pasi ka humbur dy emrat më të rëndësishëm më repartin e mesfushës, Markizion dhe Verratin. Futbollisti i Juventusit pësoi dëmtim në gju, ndërsa ai i Paris Sën Zhermen po vuan një dëmtim muskulor.

Te Gjermania, mungesa për arsye shëndetësore është ajo e Ilkaj Gyndoan që pati të njëjtin fat si në Botërorin e 2014, të cilin e humbi pikërisht për shkak dëmtimi. Anglia dhe Roy Hodgson do të duhet të bëjnë pa Oxlade Chamberlain dhe Deni Welbeck, të dy futbollistë të Arsenalit.

Të tjerë futbollistë që nuk do të luajnë në Euro 2016 për probleme fizike janë Zouma dhe Laportë të Francës, Luk Shou për Anglinë, Koentrao, Dani dhe Bernardo Silva te Portugalia, Cerishev e Xhagojevv te Rusia.

Top Channel