Çanta më e shtrenjtë në botë

31/05/2016 00:00

Një “Hermes”, me lëkurë krokodili dhe e mbushur me diamantë, u bë çanta e dorës më e shtrenjtë në botë pas shitjes në ankand në Hong Kong për 300 mijë dollarë.

Përgjegjësi i shtëpisë së ankandeve “Christie’s” për çantat dhe aksesorët, Matthew Rubinger sqaroi se, blerjen e bëri një koleksionist privat, por pa e zbuluar identitetin e tij apo vendin nga vjen.

“Thyem rekordin e vitit të kaluar, kështu që është hera e dytë që bëjmë të njëjtën gjë brenda kësaj dhome, e kjo është vërtet emocionuese. Është një nga ato momente kur të gjithë entuziazmohen, shitësi, blerësi dhe ‘Christie’s’ vet”, tha Matthew Rubinger.

Sipas Rubinger, çanta e zbukuruar edhe me flori të bardhë përpos diamanteve 10-karatësh, është një kryevepër e vërtetë.

“Janë disa, gjërat që e bëjnë këtë objekt kaq të veçantë. Më së pari fakti që është i rrallë. Sa të tjerë ekzistojnë si ky? Sa janë prodhuar?”, tha Rubinger.

“Christie’s” e mban ankandin e saj të pranverës në Hong Kong, nga data 27 maj deri më 1 qershor, duke nxjerrë nga verërat tepër të shtrenjta, te veprat e artit kontemporan, aksesorët apo qeramikat e lashta.

Top Channel