Franca “fut ujë” në miqësoren ndaj Kamerunit

30/05/2016 00:00

Franca ka luajtur ndeshjen e parë miqësore në prag të Europianit në stadiumin e Nantës duke mundur Kamerunin me rezultatin 3-2.

Një përballje nga e cila “gjelat” dalin me pikëpyetje ashtu si edhe me disa zgjidhje të reja për trajnerin Deschamps. Nëse mesfusha dhe sulmi qarkullojnë mirë topin, problemet i shfaq mbrojtja.

Matuidi zhbllokoi lojën që në minutën e 20-të, por shpejt barazon Aboubakar. Sërish Franca merr avantazhin me Giroud në pjesën e parë ndërkohë që Kameruni gjen golin e barazimit të përkohshëm 2 minuta nga fundi duke ju gëzuar shifrave 2-2 që zgjatën shumë pak.

Kjo sepse Payet shënoi nga goditja standarde golin e tretë dhe të fitores për Francën e cila është një nga kundërshtarët kryesorë të grupit tonë në Europian.

Top Channel