Lirohet futbollisti i Olimpiakos, tre ditë peng i bandës meksikane

30/05/2016 00:00

Alan Pulido, futbollisti meksikan i Olimpakos në Greqi është shëndoshë e mirë pasi policia ka arritur ta shpëtojë nga pengëmarrësit në verilindje të Meksikës.

25-vjeçari Pulido, u mor peng nga disa persona të armatosur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e tij të lindjes, Ciudad Victoria.

Sipas polcisë, ka qenë vetë futbollisti, ai i cili i ka telefonuar duke përfituar nga një moment shpërqëndrimi i pengamarrësve.

Mediat raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një 38-vjeçar dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë të cilët i përkasin një bande të zonës.

Top Channel