‘Uniforma’ e re e Kombëtares

30/05/2016 00:00

Imazhi është një pjesë e rëndësishme për një skuadër pjesëmarrëse në Europian, kur dihet që kamerat e gjithë globit do të jenë fokusuar nga eventi më i rëndësishëm futbollistik i vitit.

E si për herë të parë, përkujdesje për imazhin po tregojnë edhe Kuqezinjtë, të cilët pas prezantimit të fanelave të reja me të cilat do të djersisin në fushë, prezantuan edhe kostumet me të cilët do të lëvizin para ndeshjeve dhe pas ndeshjeve, te stiluara nga Altin Mici.

Kostumet u shpërfaqën në Austri, ku kuqezinjtë janë vendosur prej së dielës për fazën përgatitore të finaleve. De Biasi dhe djemtë e kombëtares u ndalën tek Muzeu i Arteve në Vjenë, muze ku ruhen prej kohësh shpata dhe përkrenarja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Vizita tek Muzeu mbërrin një ditë pas kalimit me sukses të testit të parë të kuqezinjve, atë me Katarin, ku fituan me rezultatin 3-1, ndërkohë që miqësorja e radhës është me një kundërshtar akoma më të fortë; Ukrainën.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel