Festivali i filmit dokumentar

30/05/2016 00:00

“DokuTIFF” mbërrin në edicionin e tij të dytë, që do të mbahet nga data 1 deri mq 8 qershor. Një kinema realiste vjen në imazhin fillestar të një kaosi urban, që në posterin prezantues.

“Kjo është një copë nga realiteti i Shqipërisë, por jo vetëm. Kjo është një gjë universale”, thotë Agron Domi, drejtor i Festivalit.

I konceptuar që në fillim si një festival me në qendër rrëfimin, filmat dokumentarë konkurrues janë një përzgjedhje nga festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Dokumentari ishte shumë i nevojshëm sepse nuk kishte hapësira në TIFF për të futur filmat dokumentarë. Ai ngeli vetëm në filmat e shkurtër. Por sot në botë ka një numër të madh dokumentarësh dhe me kualitete shumë të larta”, deklaroi më tej drejtori Domi.

Nga më shumë se 2.000 aplikime prej 102 vendeve të botës janë përzgjedhur për publikun shqiptar dhe miqtë e huaj 180 filma. Nga të cilët, 100 janë në konkurrim dhe 80 të tjerë në programet e projeksionet speciale.

“Kemi programin fokus, kinemaja dokumentare izraelite dhe dokumentare gjermane, kemi restrospektivë. Sjellin disa filma për herë të parë për publikun, të cilat janë censuruar dhe nuk janë shfaqur më parë”, tha Agron Domi.

Temat janë univarsale dhe të prekshme për të gjithë publikun.

“Temat e fëmijëve, problemet e grave, të ambientit dhe ekologjisë, probleme politike”.

Emra të rëndësishëm, pjesë e këtij festivali janë regjisori Chad Gracia, Rokhsareh Ghaemmaghami, Evangelia Kranioti, Patryk Rebisz etj. Filmat do të vlerësohet përkatësisht nga 4 juri.

Top Channel