Italia s’gjen paqe. Dëmtohet edhe Riccardo Montolivo
30/05/2016 00:00
Për kombëtaren italiane të futbollit dhe trajnerin e saj Antonio Conte duket se nuk kanë të përfunduar problemet.
Këtë radhë, ai që bën me dhimbje koke stafin teknik të “të kaltërve” është Riccardo Montolivo, i cili ka shfaqur sërish probleme në pulpën e këmbës dhe tashmë rrezikon jashtë mase të humbasë Europianin e Francës.
Mesfushori i Milanit, që e pati këtë shqetësim edhe në Kupën e Italisë, u detyrua të ndalej sërish në seancën stërvitore përpara sfidës me Skocinë, që në fund u fitua 1-0 nga “axurrët” me gol të Pelè.
Kjo nuk është hera e parë që Montolivo përjeton një situatë të tillë. Në 2014-n, mesfushori u dëmtua në një ndeshje miqësore në Londër. Dëmtim që e la atë jashtë Botërorit të Brazilit.
Top Channel