Sulmi i krokodilit në Australi, “idiotësi njerëzore”

30/05/2016 00:00

Një grua dyshohet se ka humbur jetën pasi u sulmua nga një krokodil në parkun kombëtar Daintree në Australi.

46-vjeçarja australiane po notonte me një shoqen e saj të dielën në mbrëmje në plazhin Tornton në zonën e Kuinslandit. Mësohet se dy femrat ishin në thellësi të cekët kur njëra prej tyre u sulmua dhe u rrëmbye nga krokodili.

Pas dhënies së alarmit, policia ka nisur kërkimet për të zhdukurën, por hetuesit thanë zor se ka mundësi për ta gjetur atë gjallë. Sulmi i fundit fatal nga krokodilët në të njëjtën zonë ndodhi në vitin 2009.

Ndërkohë, për rasti e fundit, debat kanë ngjallur komentet e deputetit australianë të zonës Uorren Entc, i cili fajësoi viktimën dhe jo krokodilin për sulmin.

“Fatkeqësisht, nuk mund të miratosh ligje kundër idiotësisë njerëzore. Është Zona ku ndodhi sulmi arrihet vetëm me mjete lundruese dhe ka tabela pa fund që paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes nga krokodilët. Nëse shkon të notosh në orën 10 të mbrëmjes në një zonë me krokodilë, nuk e di se ç’mund të presësh tjetër”, deklaroi Entc. Mediat raportuan se dy gratë nuk ishin nga zona në fjalë dhe mbase nuk ishin në dijeni të rrezikut të krokodilëve, megjithëse zor se ka mundësi të mos ketë parë sinjalizimet për këtë.

Top Channel