Kosovë, “demarkacioni” mund të bashkojë sërish opozitën

30/05/2016 00:00

Pavarësisht mospajtimeve dhe ndarjes që pësuan në rrugët e tyre të të bërit opozitë, tri subjektet politike; Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën; duket se janë të gatshme të ribashkohen për të parandaluar ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend.

Aida Dërguti nga Vetëvendosja, Pal Lekaj nga AAK-ja dhe Bilall Sherifi nga Nisma, kanë thënë për mediet kosovare se do të përpiqen të pamundësojnë kalimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend me të gjitha mjetet politike.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se mund të ketë edhe protesta të tjera, nëse Qeveria këmbëngul në ratifikimin e demarkacionit.

Top Channel