Mbytet gomonia në brigjet britanike, shpëtojnë edhe 18 shqiptarë

29/05/2016 00:00

Rojet bregdetare britanike arritën të shpëtojnë 20 persona në ngushticën e La Manshit, pasi gomonia në të cilën ndodheshin kishte nisur te mbushej me ujë.

18 prej tyre ishin emigrante shqiptarë të nisur nga Kaleja (Calais) e Francës me shpresën të mbërrinin brigjet angleze përmes detit.

Operacioni i kërkimit nisi pasi emigrantet u telefonuan të afërmve të tyre ne Francë për t’u treguar se janë në vështirësi. Ata u dërguan në tokë në Dover dhe çështja iu kalua autoritetit të forcës kufitare.

Një helikopter u përfshi në operacionin e shpëtimit, ku kanë dhënë ndihmesën e tyre edhe skuadrat e rojes bregdetare të Kalesë.

“Ky episod konfirmon frikën tonë, – thanë zyrtarë vendas, – se trafikantet janë të gatshëm të ndërmarrin edhe masa ekstreme, por La Manshi – shtuan ata, – përfaqëson një rrugë kalimi me rrezikshmëri shumë të lartë”.

Top Channel