Zjarr në një azil pleqsh në Ukrainë, 17 viktima

29/05/2016 00:00

17 persona humbën jetën mes flakëve që përfshinë një azil pleqsh në një fshat pranë kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Zjarri në ndërtesën dy katëshe që strehonte rreth 35 vetë shpërtheu orët e para të ditës.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin 18 persona, pesë nga të cilët janë shtruar në spital me djegie të shkallëve të ndryshme.

Autoritetet kanë nisur një hetim mbi ngjarjen. Kryeministri i vendit Vladimir Groisman e përshkroi zjarrin si një “tragjedi të tmerrshme që ka shkaktuar një humbje të pariparueshme” e në emër të të gjithë kabinetit qeveritar, i percolli të afërmve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta.

Top Channel