Korçë, humb jetën në aksident rrugor 25-vjeçari

29/05/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari është shënuar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Nikollarë-Maliq, në rrethin e Korçës.

Nga raportimet fillestare të policisë mësohet se një makinë është përmbysur në rrugë, teksa ka tentuar të dalë nga një rrugë dytësore drejt asaj kryesore.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi T.M., drejtues i mjetit tip kamion, me targa KO 7432 B.

Policia është gjendur menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit fatal.

Top Channel