Duka për “L’Equipe”: Lojtarët e kombëtares? Ata janë luftëtarë, japin gjithçka për fanellën

29/05/2016 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka takuar lojtarët e kombëtares përpara ndeshjes miqësore të cilët kuqezinjtë e zhvillojnë pasditen e së dielës me Katarin.

Numri 1 i futbollit shqiptar iu ka uruar suksese lojtarëve tanë për ndeshjen miqësore, si dhe është njoftuar për javën e parë të përgatitjeve për Europianin e kësaj vere.

Ndërkohë, në një intervistë për “L’Equipe”, Duka deklaroi se arritja në finalet e Europianit është fryt i një pune disavjeçare.

“Nuk mund të ndërtosh asgjë në 5 vjet. Ne kemi filluar punën me përmirësimin e infrastrukturës. Më pas kemi vazhduar me kualifikimin e kuadrit trajner, nëpërmjet edikimit në shkollën e trajnerëve. Një punë shumë e mirë është bërë edhe për seleksionimin e qindra mijra futbollistëve, të cilët sot luajnë në Europë dhe Shqipëri”, deklaroi Duka.

Ai gjithastu sqaroi se forca e Shqipërisë qëndron tek grupi i futbollistëve. “Ne nuk kemi Ronaldon, Mesin apo Ibraimoviçin, por kemi lojtarë që luftojnë dhe japin maksimumin për skuadrën. Të gjithë sakrifikojnë dhe luftojnë shumë. Trajneri i ka motivuar dhe vlerësoj punën e tij, e cila merret edhe me detajet më të vogla”, tha ndër të tjera Presidenti i FSHF për gazetën franceze.

Top Channel