King(sley) Coman, 19-vjeç por ka fituar 9 trofe

29/05/2016 00:00

Nëse do të ishin trofetë, dhe jo mosha, si kriter për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur, atëherë Kingsley Coman mund të varte këpucët në gozhdë që sot.

19-vjeçari që është në një huazim dyvjeçar tek Bayern ka vetëm tre sezone në futbollin profesionist, por ka fituar trofe në tre shtete të ndryshme. Këtë sezon ai e mbylli me dy trofe, titullin kampion dhe atë të Kupës së Gjermanisë

Coman bëri debutimin e tij në futbollin profesionist më 17 shkurt 2013 me fanellën e PSG, duke u bërë lojtari më i ri që luan me këtë skuadër me 16 vjet, 8 muaj e 4 ditë.

Ai fitoi dy tituj kampion në Francë dhe Superkupën përpara se të firmoste një kontratë 5-vjeçare me italianët e Juventus në korrik të vitit 2014.

Në sezonin e tij të vetëm në Itali, ai fitoi Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën dhe u fut në finalen e Champions League ndaj Barcelonës nga stoli, por nuk arriti të ndihmojë bardhezinjtë të fitojnë.

Vetëm 19-vjeç por tashmë ka fituar 9 trofe madhor dhe qershia mbi tortë është ftesa e Didier Deschamps për t’u përfshirë në listën e lojtarëve të cilët do të mbrojnë fanellën e kombëtares franceze në Europianin që fillon pas disa ditësh.

Për krahasim, Lionel Messi kishte fituar dy tituj kampion në Spanjë, sy Superkupa dhe Champions Leaguen kur ishte 19-vjeç, ndërsa në të njëjtën moshë, Ronaldo kishte fituat vetëm Kupën FA në Angli.

Top Channel