Dhuna, shkak për divorcin Depp-Heard

29/05/2016 00:00

Në kërkesën e saj të divorcit citoheshin mospërputhje të mëdha me bashkëshortin Johnny Depp. Pas kësaj, Amber Heard deklaroi se shkaku i vërtetë i ndarjes ishin abuzimet fizike të 52-vjeçarit, por Departamenti i Policisë së Los Angelesit nuk ka gjetur ndonjë provë të tregojë se këto episode kanë ndodhur vërtet.

Vet personi që e pretendon sot, pra aktorja 30-vjeçare, nuk këmbënguli në raportimin e saj ndaj tij, tha oficeri Marlon Marrache i “LAPD”-së. Prova nuk kishte, kështu që efektivët u larguan nga vendngjarja, shtoi ai.

Sipas Marrache, nëse do të kishte pasur shenja abuzimi, policët do të ndërmerrnin një hetim, pavarësisht pretendimeve të Heardit. Pasditen e së premtes, aktorja doli me mavijosje të dukshme në njërin sy, nga gjykata ku kërkoi urdhër mbrojteje nga Depp, të cilin e akuzon se e ka qëlluar në fytyrë me “Iphone”.

Amber nuk është e para femër e njohur që vuan prej dhunës së partnerit. Carre Otis gati u sëmur përpara se ta braktiste Mickey Rourke. E madhja Tina Turner e la të shoqin Ike pas 16 vitesh martesë për të njëjtën arsye. Rihanna përfundoi gati e shpërfytyrar nga Chris Brown, ndërsa martesa e Whitney Houston me Bobby Brown u karakterizua përgjatë 14 viteve të saj nga episode dhune e abuzimi me drogën.

Top Channel