Noizy “pushton” 3 vendet e para

29/05/2016 00:00

Nuk ka asgjë që mund t’i dalë përpara reperit të njohur, pasi ZinZini tashmë ka pushtuar tre vendet e para në klasifikimin javor të Top Listës.

Kryeson listën me këngën e re “The Baddest”, për të vazhduar më pas në vendin e dytë me “Grande”, duke u ngjitur me 8 pozicione. Në vendin e tretë është bashkëpunimi i tij me Varrosin,  “Shut the place down”. “The baddest” dhe “Grande” po konfirmon vërtet që ai di si të “Shut the place down”.

I kontaktuar nga Top Awards lidhur me këtë fakt, Noizy shprehet shumë entuziast për suksesin e këngëve të tij: “Ndjehem shumë mirë, pas gjithë asaj lodhjeje dhe netësh pa gjumë, duke punuar për albumin “Zincity”. Më në fund, puna vlerësohet dhe falënderimi më i madh u shkon fansave të mi që nuk më zhgënjejnë kurrë. Ju dua të gjithëve”, tha ai.

Pyetjes sonë se sa e gëzon fakti që ka 3 këngë në “Top 3”, duke lënë pas gjithë artistët e tjerë, ai i përgjigjet‎ duke thënë se kartat janë të hapura: “Të gjithë e dimë se kush punon për muzikë dhe sa punojnë. Ju uroj suksese të gjithëve në këtë garë pa konkurrentë”, përfundoi ai.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 25-të të “The Top List”, “Top Awards”:

1. Noizy – The Baddest
2. Noizy – Grande
3. Noizy ft. Varrosi – Shut the Place down
4. Gold AG ft. D.U.D.A – Hajde
5. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam nevoje
6. MC Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
7. Enca – Dreq
8. Ledri Vula – King
9. Era Istrefi – Bonbon
10. D.u.d.a ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us)
11. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
12. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
13. Eni Koci – S’po t’gjej mo
14. 2TON – Mu kujtove dje
15. Capital T – Hitman
16. Gjiko – Hajt Hajt
17. MC Kresha ft. Gjurmet – Era
18. Blunt ft. Real – Vera
19. Alban Skenderaj – Une dhe Ti
20. Kida – Ja kem nis

Top Channel