Tragjedi në NBA, vritet basketbollisti Dejean-Jones

29/05/2016 00:00

Një incident tragjik i ka kushtuar jetën lojtarit të NBA-t, Bryce Dejean-Jones, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Dallas pasi kishte hyrë gabimisht në një apartament duke menduar se ishte ai i partneres së vet.

Personi që hapi zjarr i tregoi policisë se dikush kishte goditur derën e hyrjes së tij në mes të natës dhe si e kishte dëgjuar pastaj të hynte brenda.

Ai pretendon se ka thirrur por nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe kur dera e dhomës së gjumit ku ndodhej, është hapur nga personi që ndodhej në anën tjetër, nuk është menduar dy here, por ka marre armën e ka shtënë.

Dejean-Jones është shembur përdhe e ndonëse u transportua me shpejtësi në spital, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Scott Nichols, agjenti i basketbollistit, shpjegoi se 23-vjeçari ndodhej në Dallas për të vizituar të dashurën me rastin e 1-vjetorit të së bijës.

Në apartamentin e ri të saj, ai kishte qenë vetëm një herë, dhe kur është rikthyer, ka ngatërruar katin. Lojtari i Neë Orleans Pelicans konsiderohej një i ri mjaft premtues. Kolegët e tij të skuadrës u shprehen thellësisht të tronditur nga humbja e të riut që vendin në NBA e kishte arritur me shumë punë e mund.

Top Channel