Perez konfirmon Zidane, francezi: Ja çfarë i thash presidentit pas ndeshjes

29/05/2016 00:00

Zinedine Zidane konfirmohet në stolin e Realit të Madridit. Ka qenë vet presidenti i skuadrës “merengues” ai që ka thënë se francezi do të vazhdojë të drejtojë klubin.

“Zidane është pjesë e historisë së Realit. Ka fituar Championsin si lojtar, si zv.trajner dhe tani si trajner. Mes tij dhe klubit ka një histori të madhe dashurie, një histori të lumtur. Qëndron përkrah meje që prej vitit 2001. Nënshkruam një kontratë deri në vitin 2018 dhe në këtë aspekt nuk shikoj asnjë problem”, u shpreh Perez.

Trajneri francez, që pasoi në këtë detyrë Rafael Benitez duke e rikthyer skuadrën në majën e Europës, do të jetë krye të stolit “galaktik” edhe gjatë dy sezoneve të ardhshme.

Me filozofinë e tij ai ka fituar simpatinë e pjesës më të madhe të skuadrës duke arritur të riparojë në kohë rekord krisjet që kishin filluar të ndiheshin në dhomën e zhveshjes.

“Përqafimi me Perez? I thashë faleminderit! Faleminderit, sepse më dha shansin të drejtoj këtë ekip. E kisha ëndërruar këtë moment. Por po, e kisha imagjinuar kur punon me një ekip të tillë. E fituam me forcë dhe punë. Luftuam deri në fund. E meritojnë të gjithë. E të mendosh që punuan me këtë skuadër vetëm 5 muajt e fundit. Të fitosh një gjë kaq të rëndësishme sa Championsi, duhet punë e madhe dhe jo vetëm për këto pesë muaj, por që nga fillimi. Unë pata fatin që të jem në pesë muajt e fundit dhe të fitoj diçka kaq të rëndësishme”, tha Zidane pas ndeshjes.

Top Channel