Reali në qiellin e… 11

29/05/2016 00:00

Skuadra e Real Madrid është rikthyer në kryeqytetin spanjoll pas triumfit në finalen e Milanos dhe festa ka rinisur me paradën në rrugët kryesore të Madridit ku është prezantuar trofeu i 11 i Championsit.

Qindra mijëra tifozë, shumica prej të cilëve nuk kishin asnjë orë gjumë për shkak të festës së mbrëmshme, kanë mirëpritur heronjtë e tyre dhe kanë vazhduar festën në orët e para të së dielës.

Djemtë e Zinedin Zidane festuan në Milano përpara se të merrnin avionin dhe të riktheheshin menjëherë në shtëpi për t’u treguar medaljet tifozëve të shumtë në Madrid.

Shiu nuk pengoi aspak festën, as trajnerin Zidane i cili u pa duke festuar si të gjithë të tjerët.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel