Një fshat i izoluar në Kinën jugperëndimore u katapultua me shpejtësi në vëmendjen e mediave vendase dhe të huaja, pasi një gazetar publikoi fotot e udhëtimit tejet të rrezikshëm që nxënësit bëjnë për të shkuar dhe për tu kthyer nga shkolla.

15 fëmijëve të fshatit Atuler i duhet të zbresin një faqe shkëmbore mali prej 800 metrash për të shkuar në shkollë dhe më pas i duhet ta ngjisin atë sërish për t’u kthyer në fshatin e tyre.

Pamje të tilla zor se kanë nevojë për koment, pasi ngjitje apo zbritje e tillë është sfiduese edhe për alpinistët më ekspertët apo ata që praktikojnë sporte ekstreme. Banorët e fshatit thanë se prej kohës, u vendos që fëmijët që qëndronin në një konvikt pranë shkollë, në mënyrë që këtë rruga ta bëjnë vetëm një herë në dy javë.

Fëmijëve i duhen 2 orë e gjysmë që t’i zbresin shkallët e sajuara nga banorët e zonës dhe jashtëzakonisht më shumë nëse i duhet që t’i ngjisin ato. Mediat kineze bëjnë me dije se shumë njerëz kanë humbur jetën gjatë këtij udhëtimi, pasi shkallët e frikshme përdoren edhe nga banorët e tjerë të fshatit.

Viktima më e fundit ishte një 40-vjeçar pak javë më parë që ra nga lartësia e madhe. Banorët e fshatit Atuler i përkasin minoritetit Ji dhe ata u vendosën në këtë mal të izoluar qindra vjet më parë për t’i shpëtuar luftërave lokale.

Pasi udhëtimi i frikshëm që këta fëmijë bëjnë u publikua nga mediat, qeveria lokale premtoi se do të ndërtojë shkallë metalike për të përmirësuar sa më shumë sigurinë e tyre.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel