Bushi për kombëtaren: Skuadra ka pësuar rritje

28/05/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare ka pësuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Vetë menaxheri Alban Bushi e ka pohuar këtë duke shtuar se kjo vërtetohet edhe nga fakti që një pjesë e futbollistëve tanë janë të rëndësishëm për klubet ku ata luajnë.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në fazën finale të një evenimenti siç është Euro 2016 ku kuqezinjtë do të kërkojnë të vazhdojnë të befasojnë. Alban Bushi theksoi se kjo mund të arrihet nëse futbollistët japin maksimumin e tyre sigurisht të mbështetur edhe nga tifozëria.

Së fundmi, trajneri Gianni De Biasi kishte deklaruar se Bushi mund ta pasojë atë në pankinën e Kombëtares, por menaxheri i kuqezinjve theksoi se e dëshiron të nisë karrierën e trajnerit, por duke i kaluar të gjitha etapat.

Top Channel