Blair: Corbin në pushtet? Eksperiment i rrezikshëm

28/05/2016 13:10

Ish-kryeministri laburist i Britanisë, Toni Blair, në një intervistë dhënë për BBC, thotë se do të ishte një “eksperiment i rrezikshëm” nëse do t’i lihej Britania në dorë udhëheqësit aktual të opozitës, nga partia e tij Laburiste. Sipas tij, qendra e politikës britanike do duhet të gjejë rrugët dhe mënyrat për të rifituar terrenin e humbur.

Duke folur për vendimet e tij kur ishte kryeministër, sidomos për luftën në Irak, raporti për të cilin del javën e ardhshme e ku udhëheqësi aktual i laburistëve, kundërshtar i ashpër i Toni Blair, thuhet se do të mbajë qëndrim të ashpër ndaj ish-kryeministrit Toni Blair, tha se ndihej i poshtëruar për ato vendime.

“Unë u përpoqa të merresha me Irakun, pas sulmeve të 11 shtatorit dhe ishte shumë, shumë e vështirë si vendimmarrje”, deklaroi Blair.

Megjithatë, në këtë intervistë, ish-kryeminitri britanik, i cili fitoi tri palë zgjedhje, tha se faki që e urrejnë jo pak vetë nuk ka të bëjë me vendimin e tij për të hyrë në luftë në Irak, sesa me faktin se ai fitoi për herë të parë tri herë zgjedhjet në krye të Partisë Laburiste britanike.Toni Blair, udhëheqësi i laburistëve nga 1994 deri në 2007, ka qenë një kritik i njohur i politikave të udhëheqësit aktual të opozitës, duke kundërshtuar që në krye të herës ardhjen e tij në krye të laburistëve, që sipas tij do e çojë këtë parti drejt zhdukjes, dhe për pasojë, rikthimi i opozitës në pushtet, sipas Toni Blair, mund të marrë disa dekada.

Top Channel