Miss Bumbum edhe për gjyshet

28/05/2016 00:00

Në një vend të fiksuar pas të pasmeve, natyra e konkurseve për vlerësimin e tyre nuk duhet të kufizohet nga mosha.

Është 87 vjeç, ka tre fëmijë, nëntë nipër e mbesa, pesë stërnipër e stërmbesa dhe në mendimin e saj edhe të pasmet më të mira në Brazil…të paktën për moshën e saj.

Terezina Isen është njëra prej pensionisteve që ka flakur tej sikletin dhe është zhveshur në konkursin “Miss Bumbum” për gjyshet, pas njoftimit të organizatorëve të spektaklit të veçantë se po pranojnë konkurrente mbi 50 vjeç për një format ndryshe të kontestit.

Terezina nuk është e vetmja gjyshe që merr pjesë në këtë konkurs. Organizatorët thonë se janë me qindra aplikime që variojnë nga 50 deri në 88 vjeç dhe shpresojnë ‘që të pasmet e gjysheve’ të korrin të njëjtin sukses si ato të vajzave të reja.

FOTO GALERI
1/11
Terezina Isen

Top Channel