Putin nga Athina: SHBA e NATO të tërheqin armët e sistemin raketor

27/05/2016 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Uashingtonin dhe NATO-n gjatë vizitës së tij dy ditore në Greqi të ndalojnë vendosjen e sisteme armësh dhe raketash të sofistikuara pranë territorit rus, duke vënë në dukje se Moska ndjehet e kërcënuar dhe është e gatshme për të kundër vepruar.

“Tashmë nuk ka kërcënim bërthamor nga Irani, por sistemi raketor në Rumani ekziston dhe është kërcënim për ne”, ka thënë ai duke theksuar se në Siri e panë të gjithë së çfarë potencialesh zotëron Moska.

Putin nuk ka harruar edhe Ankaranë duke deklaruar se Turqia ende nuk ka dhënë shpjegime, jo vetëm qe rrëzoi avionin ushtarak rus, por edhe pse qëlloi pilotin edhe sipas tij ky akt përbën një krim lufte.

Top Channel