Vrapon 560 km pa ndaluar, por ka një problem…

28/05/2016 00:00

Dean Karnazes, viktimë e një anomalie, e cila shkakton acid laktik dhe që nxirret shpejt nga sistemi, duke i lejuar atij që të vrapojë pa limit dhe të mos ndjejë asnjë lodhje të muskujve.

Defektet gjenetike pothuajse në të gjitha rastet të çojnë në probleme shëndetësore. Por në rastin e 53-vjeçarit amerikan Dean Karnazes,  ky defekt i ka dhënë atij superfuqi.

Që në moshë të re burri tregonte rezistencë të lartë: gjatë një gare vrapimi ai bënte 105 xhiro, ndërsa shokët e tij bënin vetëm 15 të tilla.

Më pas pushoi së vrapuari për një farë kohe, por kur shkoi 30 vjeç nisi sërish dhe kishte për herë e më shumë fuqi. Në stërvitjen e tij të parë ai bëri pothuajse 50 km rrugë, pa ndjerë dhimbje tek muskujt.

Ai ka marrë pjesë në shumë maratona. Madje në 80 orë e 44 minuta, ai ka përshkuar 563 km, pa fjetur dhe ndalur për asnjë moment. Mjekët janë bërë kuriozë dhe nisën që të studiojnë trupin e tij për të zbuluar sekretin.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel