Djali i karatesë, në jetën reale…

27/05/2016 00:00

E mbani mend filmin “Djali i karatesë”? Të gjithë mund ta kujtojnë shumë mirë atë prodhim të vitit 1984, që ka shërbyer edhe si model frymëzimi për fëmijë të shumtë anembanë botës, pse jo edhe për rininë shqiptare të pas viteve ’90.

Sigurisht që nuk ia vlen të ndalemi shumë në atë film, ku një mjeshtër i arteve marciale pranon t’i mësojë një fëmije, që shpesh binte prè e bullizmit nga shoqëria që e rrethonte, duke i treguar sesi duhej ta konsideronte karatenë më shumë si një art marcial sesa një çështje dyluftimi, që do ta ndihmonte atë t’i dilte zot vetes në çdo rrethanë të vështirë.

I njëjti rast në miniaturë ka ndodhur edhe gjatë një incidenti të regjistruar me kamerën e një telefoni siç besohet në Amerikë, kur një i ri “trimosh” merr ndëshkimin e merituar pasi përplaset me një adoleshent tjetër, ndoshta të gabuarin për t’u bërë prè e bullizmit, jashtë ambienteve të shkollës.

Edhe pse u shty nga një i ri më i gjatë, nxënësi fillimisht përpiqet të mos hakmerret, por kur “trimi” e ngacmon sërish, ai vendos të heqë çantën e shkollës nga shpina dhe të përballet me më të gjatin. Dyluftimi nuk ka nevojë për koment, thjesht shijojeni dhe ndoshta do t’iu shërbejë për t’u vetëmbrojtur në të tilla raste.

Gjithsesi, këshilla më e mirë është të shmangen raste të tilla bullizmi.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel