“Eurosport”: Mrekullia Shqipëri

27/05/2016 00:00

Në një kolazh emocionues prej 60 sekondash ku përfshihet fushata e fundit elimiantore dhe veprimet kulmore të Euro 2016, rrjeti prestigjioz “Eurosport” e ka ritheksuar edhe njëherë arritjen historike të futbollit shqiptar.

“Mrekullia Shqipëri”, në të cilën tregon se si një vend i vogël arriti të kualifikohet në Euro 2016, është një minireportazh i platformës së njohur që ka nisur të xhirojë shumë shpejt në rrjete sociale dhe portale të njohur.

“Eurosport” e krahason Shqipërinë me arritjen historike të Leicester City, që arriti në këtë sezon të shpallet kampion i Premier Ligës.

“Leicesteri i futbollit ndërkombëtar ? Shikoni tregimin e mrekullueshëm të udhëtimit të Shqipërisë nga pozicionimi në vendin e 96 në ranglistën e FIFA-s në kualifikimin në Euro 2016”, shkruan “Eurosport” në faqen zyrtare.
 
Gjithashtu theksohet se nuk ka pasur asnjë ekip tjetër shanset më të vogla për kualifikim sesa Shqipëria. Në vitin 2009 “shqiponjat” ishin të renditura në vendin e 96-të në ranglistën e FIFA-s.

“Që nga formimi i ekipit kombëtar në vitin 1946 ata asnjëherë nuk ishin kualifikiuar në një turne të madh, dhe një gjë e tillë pritej që të ndodhte kur ishte hedhur shorti për kualifikimet e Europianit. Ajo në Grupin I ishte së bashku me Porugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë”, shkruan Eurosport mes urimit për sukses në turneun e kësaj vere në Francë.

Top Channel