A keni parë shalqi më të madh se ky?

27/05/2016 00:00

Fermeri kinez Li Fenghun fitoi çmimin për “shalqirin mbret” në konkursin e mbajtur një ditë më parë në Kinë.

Fermeri kultivon shalqi për 30 vjetësh, ndërsa konkursin arriti ta fitonte me një shalqi 79 kilogramë, sa pesha e një njeriu të rritur.

“Unë kujdesem për shalqinjtë sikur të ishin fëmijët e mi”, u shpreh fermeri.

Li Fenghun pretendon se një vit më parë arriti të kultivojë një kokërr edhe më të madhe, por atëherë nuk u mbajt konkursi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel