Elton John ndez publikun në Tel Aviv

27/05/2016 00:00

“Sorry seems to be the hardest word” u këndua njëzëri nga 40 mijë fansa të cilët për herë të parë e priten ikonën britanike të muzikës Elton John në Tel Aviv.

Kryeqyteti izraelit përjetoi emocionet e koncertit të pianistit njëkohësisht edhe këngëtarit Elton John, si pjesë e turit të tij “A crazy wonderful night”. Ai ishte i shoqëruar nga banda e tij muzikore.

“Shumë bukur, vërtetë klasike si performancë, unë mendoj se Elton John ka një nga zërat më fantastike dhe u kënaqem, madje edhe ne që jemi brezi i ri”, u shpreh një fans.

“Mendoj se ai duhet komplimentuar që ja doli aq mirë në koncert, edhe pse është afërsisht 70-vjeç”, tha një tjetër fanse.

Elton John hapi zyrtarisht edhe sezonin e koncerteve verore në Izrael.

Top Channel