Xhiro me traktor!

27/05/2016 00:00

Kombëtarja vazhdon përgatitjet për Europianin e kësaj vere në Francë, por lojtarët gjejnë kohë edhe për t’u argëtuar.

Kështu, kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana i mori për një xhiro me traktor shokët e skuadrës, Sokol Cikalleshin, Bekim Balajan, Odise Roshin, Milot Rashicën, Migjen Bashën dhe Amir Rrahmanin.

Sigurisht që traktori nuk i zuri të gjithë, por kapiteni nuk dëshiroi të linte asnjë, prandaj bëri sakrifica edhe pse nga pamja e fytyrës duket shumë i habitur.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel