Një transportues gjigant, që kalon në shinat e veta mbi makinat e tjera në rrugë. Pjesërisht tren metroje e pjesërisht autobus, ai që kinezët e quajnë “bus-way” u prezantua në Pekin me ofertën të zhvendosë 1.200 persona njëherazi me kabinat e veta të ngritura mbi trafikun e zakonshëm rrugor.

“Ky është një mjet me tiparet e një treni metroje. Ka aftësinë e një transportuesi masiv, mund të lëvizë 1.200 veta me një udhëtim të vetëm. Por ndryshimi i madh qëndron pikërisht te kostoja e tij e ulët. Prodhimi i një mjeti të tillë kërkon një të pestën e parave që duhen shpenzuar për ndërtimin e një metroje dhe shumë më pak kohë”, tha Bai Zhiming, menaxher i projektit.

I ideuar fillimisht në 2010-n, autobusi gjigant nuk është ende gati për t’u shfaqur rregullisht nëpër rrugë. Një model i plotë i tij pritet të paraqitet gushtin e këtij viti, ndërsa testimi, siç thotë Zhiming për agjencinë e lajmeve “Reuters”, duhet të nisë nga mesi i 2017-s.

Top Channel