“Top Awards” shpall zyrtarisht kandidaturat

27/05/2016 00:00

Në një event madhështor me pjesëmarrjen e artistëve më në zë të trevave shqiptare,“Top Music Aëards” ka zbuluar mesnatën e së enjtes kandidaturat për 10 kategori çmimesh, ndër të cilat:

Artistja më e mirë e vitit
Artisti më i mirë i vitit
Grupi i vitit
Video me e mirë e vitit
Artisti në avantgardë
Kënga e vitit
Hiti i “Top Albania Radio”
Hiti “My Music”
Bashkëpunimi më i mirë i vitit
Artisti më premtues

“Kjo është një natë që organizohet për herë të parë në Shqipëri. Është një natë e veçantë që para se të shkojmë te ajo nata ku ne të gjithë jemi duke punuar 24 orë në ditë, qetësohemi pak dhe festojmë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ledion Liço, autor dhe moderator i “Top Music Awards”.

Gjatë natës festive shumica e artistëve më të mirë të vitit, njerëz të medias dhe biznesit, u bënë bashkë për të shijuar muzikë të mirë, fotografitë e rastit në murin e famës dhe për të pritur këto kandidime

“Nga ana tjetër janë edhe dy çmime të tjera shumë të rëndësishme, njëri prej të cilëve është ‘Zgjedhja e publikut’ dhe një çmim shumë i rëndësishëm për një artist i cili ak ndryshuar ‘lojën’ në të bërit muzikë në Shqipëri”, vijoi Liço.

Nata e madhe e 12 performancave surprizë dhe e ndarjes së cmimeve do të mbahet më 24 qershor në pallatin e kongreseve.

“Ajo që duhet të bëjmë të gjithe ne gjatë këtyre ditëve deri më datë 24 qershor ështëq ë të votojmë në topawards.top-channel.tv sepse fituesit i zgjedh publiku”, deklaroi Liço.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel