Restoranti ku ushqimi hahet zhveshur

27/05/2016 00:00

Kur dilet për darkë në një restorant luksoz, shumë e kanë të vështirë që të përzgjedhin veshjen që i përshtatet atmosferës, por kjo nuk vlen për një restorant në Australi.

Në Melburne u hap restoranti “Jo & Lehmo” ku ushqimi, pijet dhe gjithçka tjetër konsumohen nudo.

E në festën e hapjes, ambienti ishte i tejmbushur nga klientë, ku nuk mungonin as të famshëm, dy prej të cilëve nismëtarët e ngritjes së restorantit, Jo Stanley dhe Anthony Lehman, prezantues në një radio të famshme në Australi.

Ideja për të hapur këtë restorant, thonë Jo dhe Anthony, u lindi kur dëgjuan për “Buniady”, një restorant i këtij lloji ku çdo gjë shërbehet e zhveshur, i hapur në Londër e që në listën e prenotimeve ka mbi 30 mijë persona.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel