Aksident me vdekje në aksin Lushnje-Fier

27/05/2016 09:20

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 23:45 të ditës së enjte në autostradën Lushnje-Fier.

Ende nuk është identifikuar viktima, që dyshohet se është përplasur duke tentuar të kalojë rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Top Channel