A është kjo sozia më e mirë e Kim Kardashian?

26/05/2016 00:00

Jelena Peric 24-vjeç nga Kroacia është përshkruar si binjakja e Kim pas krahasimit që i janë bërë fotove të saj me ato të Kim.

Një artiste make up-i e cila ka tërhequr vëmendjen e mijëra fansave në Instagram falë ngjashmërisë së madhe që ka me Kim Kardashian.

Jelena është autorja e disa videove në Youtube ku këshillon femrat se si mund të vendosin makiazhin e tyre në mënyrë që të kenë një pamje si ajo e Kim Kardashian.

Shumë vajza të reja dëshirojnë të duket si ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe aftësite e kësaj artiste e kanë bërë atë shumë të famshme në rrjetet sociale.

“Unë shpesh krahasohem me Kardashian.Eshtë një kompliment i madh por ndonjëherë bëhet shumë e besdisshme”, shprehet ajo.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel