Kur flitet për skuadrat e futbollit, Bes Kallaku dhe Skifteri kanë ndryshime të mëdha.

I pari është tifoz dhe lojtar me Mamurrasin në kategoritë inferiore në vendin tonë, ndërsa i dyti është më ‘i rafinuar’ dhe ekipin e zemrës (ose të xhepit) e ka gjetur përtej Adriatikut.

Skifteri duket se është tifoz i Romës dhe si shpërblim ka blerë (ose ka grabitur, kjo mbetet për t’u zbardhur) fanelën e autografuar nga kapiteni i verdhekuqëve, Francesko Totti.

“Grazie Franqesko, trujt Zoti, e kam shok te ngushte”, shkruan Skifteri në falenderimin për kapitenin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel