Kush guxon të sfidojë këtë braziliane?

26/05/2016 00:00

Brazilianët janë një popull shumë i lidhur me futbollin dhe nuk është e pazakontë që të shikosh edhe femra të cilat driblojnë me topin sikur të jenë futbolliste profesioniste.

Gjithsesi, ajo që bën Raquel Embaixadinhas është vërtet e jashtëzakonshme. 25-vjeçarja e pajisur jo me taka futbolli por me këpucë femrash me taka të larta, ka arritur ta mbajë topin me xhonglime për 4 orë rresht.

E veshur në stil provokues, Raquel e pranon se ideja për të joshur meshkujt e tërheq, prandaj ajo zgjodhi këtë mënyrë mjaft origjinale për të nxjerrë në pah aftësitë e saj si “freestyler”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel