Handanoviç rinovon me Interin deri në 2019

26/05/2016 00:00

Deri më tani ka qenë emri më i larkuar i merkatos, por në një manovër e fundit ka ndryshuar të gjithë skenarët. Samir Handanoviç ka rinovuar kontratën me Interin. Portieri slloven ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri në vitin 2019 dhe zyrtarizimi është bërë mesditën e së enjtes.

“Jam shumë i kënaqur që firmosa kontratën e re deri në vitin 2019. Kam bërë këtë zgjedhje dhe për ketë jam i lumtur. Në Evropë ka shumë portierë të fortë, por unë stërvitem gjithnjë që të përmirësohem”, u shpreh Handanoviç pasi rinovoi kontratën e me Interin.

Handanoviç ka qenë në qendër të zërave të merkatos dhe shihej si një prej emrave të sigurtë që do të largohej këtë verë, ashtu sikundër Interi e konsideron si një prej futbollistëve ku më të përfitojë mjafueshëm para. Emri i Handanoviç është përfolur për një kalim të mundshëm te Chelsea. Në vitin 2012 Handanoviç u transferua nga Udineze të Interi për 15 milionë euro.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel