Atentat në një koncert në Nju Jork

26/05/2016 00:00

Të shtënat e një arme ndërprenë koncertin në “Irving Plaza”, pranë Union Square të Manhatanit ku duhet te performonte raperi TI.

Skena kaotike pasuan incidentin që i kushtoi jetën një personi e plagosi 3 të tjerë, një prej të cilëve femër. Askush nuk është arrestuar për ngjarjen, motivet e së cilës për momentin mbeten të paqarta.

“T.I. ndodhej aty ne ato momente, por nuk ishte ngjitur ende në skenë”, tha  William Aubry, NYPD.

Gazetari: A kishte detektorë metalesh në zonë?

Aubry: Po, në atë vend ka detektorë metalesh.

Gazetari: Po atëherë, kur paska detektorë, si arritën të hynin me armë, si mundi të ndodhte kjo?

Aubry: Këtë po verifikojmë dhe ne, është pjesë e hetimit.

Përfaqësuesit e artistit të hip-hopit nuk kanë bërë ende asnjë koment mbi episodin e dhunshëm. Në 2015-n, dy persona u plagosën në një klub nate të Karolinës së Veriut ku perfomonte i njëjti person.

Top Channel