Inva Mula shkëlqen në Beograd

26/05/2016 00:00

Sopranoja shqiptare, Inva Mula, ka marrë duartrokitjet më të forta nga publiku serb.

Për herë të par pas shumë vitesh në Bohem si mysafire, Mula ka arritur që sallën e madhe ta mbush plot.

Pa asnjë ngarkesë politike dhe me vlerësime maksimale, serbët thanë se janë të lumtur që kishin rastin ta shohin një artiste të tillë.

“Ne kemi vetëm fjalë të mira për të si artiste dhe natyrisht jemi të lumtur pasi performanca e saj tejkalon nivelin e zakonshëm që jemi mësuar këtu në Teatrin Kombëtar”, thotë Dejan Savic, Dirigent dhe drejtor i teatrit kombëtar, Beograd.

Pas emocioneve të shumta fotografi me fansat në prapaskenë pas përgjegjësisë së madhe.

“Jam liruar pasi duartrokitjet e publikut janë përgjigjja më e mirë që mund të kemi ne artistët”, shprehet Inva.

Pa shumë fjalë nga skena sopranoja shënoj edhe një vend tjetër në hartën e botës së saj dhe trishtimin e bohëmëve e ktheu në rast të ri.

Top Channel