Sharapova harron tenisin, fokusohet te biznesi

26/05/2016 00:00

Maria Sharapova po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë të mundshme periudhën e qëndrimit jashtë fushave të tenisit. Ndërsa koleget e saj ndodhen në Paris për turneun Roland Garros, rusja merr plotësisht rolin e sipërmarrëses. Ish numri 1 i botës prezantoi në Çikago gamën e re të produkteve të ëmbla “Sugarpova”.

Që nga 7 marsi, kur ajo deklaroi pozitivitetin e saj në testet antidoping për Meldonium, Sharapova iu rikthye bizneseve, duke parë se edhe një pjesë e sponsorëve të saj e ndërprenë bashkëpunimin me të. Dhe mesa duket, ruses po i ecën gjithçka mirë në këtë pikë.

Por lajmet për Sharapovën nuk ndalen këtu. Tenistja duket se ka gjetur edhe një dashuri të re. Sipas asaj që publikon revista ‘Hola’, Sharapova është parë në shoqërinë e modelit dhe aktorit spanjoll Andres Velencoso. Sipas kësaj reviste, problemi kryesor i kësaj lidhjeje, gjithnjë nëse konfirmohet, është distanca duke qenë se Velencoso jeton në Londër, kurse Sharapova në Los Angeles.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel